Milan presion Romës, dëshironi Suson? Na jepini Zaniolon

505
Sigal

Pas kontakteve në ditët e fundit, tratativa ndërmjet Milanit dhe Romës për Suson vijon të jetë e hapur. Sulmuesi spanjoll kërkohet me insistim nga Paulo Fonseca, trajneri i ri i Romës, por Milan nuk heq dorë nga ideja e tij, Suso kushton 40 milion euro. Roma nuk ka ndërmend të paguaj kesh për kartonin e Suso por kërkon të përfshij në negociata futbollistë me peshë. Kuqezinjtë kanë refuzuar emrat e Pastore, Defrel dhe Under.

Nëse Roma kërkon të përfshij lojtarë atëherë i vetmi që plotëson kushtet për një shkëmbim me Suson është Nicolo Zaniolo. Talenti i futbollit italian nuk ka rinovuar kontratën me kryeqytetasit, kërkohet me insistim nga Juve dhe Tottenham por verdhekuqtë nuk janë të gatshëm ta përfshijnë në këtë shkëmbim.

Pavarësisht se palët vështirë se mund të bien në kompromis me këtë ide, Milan nuk ka mbyllur dyert për largimin e Susos pasi spanjolli nuk përshtatet shumë në skemën e re të trajnerit Marco Giampaolo( 4-3-1-2). Një tjetër lojtar i Romës që josh jo pak ish trajnerin e Sampdorias është dhe Patrik Schick, një lojtar të cilin Giampaolo e njeh shumë mirë.