Milan përballet në “Europa League” me Arsenal, UEFA “përjashton” Aubameyang

619
Të enjten Milan do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Arsenal për fazën e 1/16 të “Europa League”, por blerja më e shtrenjtë e klubit londinez, ish-lojtar edhe i “djallit”, Pierre Emeric-Aubameyang, nuk do të ketë mundësinë të luajë deri në fund te sezonit në këtë kompeticion.
Por pse nuk do të mund të luajë Aubameyang në Europë, kur rregullorja e UEFA-s parashikon që duke nisur nga faza e të tetave të finales, çdo klub mund të regjistrojë maksimalisht tre futbollistë të rinj, të disponueshëm për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të kompeticionit në vijim.
Atëherë pse nuk do të mund të përfshihet Aubameyang në listën e re të Arsenal? Neni 44.02 citon specifikisht: “Një futbollist i listës së sipërcituar të tre futbollistëve të përfshirë, që është aktivizuar në një ndeshje të një faze të grupeve në një kompeticion të UEFA-s për klubet me fanellën e një tjetër skuadre në sezonin aktual, mund të regjistrohet me kusht që lojtari të mos jetë aktivizuar: A) në të njëjtin kompeticion nga një tjetër klub: ose B) nga një tjetër klub që luan aktualisht në të njëjtin kompeticion”.
Është e vërtetë që Aubameyang ka zbritur në fushë në “Champions League” me fanellat e Borussia Dortmund, por verdhezinjtë zbritën nga “Champions League” në “Europa League”. Prandaj futbollisti nuk do të jetë i aktivizueshëm deri në përfundim të turneut.
Sigal