Milan nuk gjen ‘paqe’, Roma ngec në Genoa. Napoli rikthehet në krye të “Seria A”

551
Sigal

Pas humbjes një javë më parë kundër Napolit në “San Paolo” Milan nuk ka arritur të gejë fitoren as sot kundër Torinos në “San Siro” për javën 14 të “Seria A”. ‘Djalli’ nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 0-0 kundër skuadrës ‘granata’ duke përkeqësuar situatën në kampionat.

Roma ka bërë një hap fals kundër Genoa-s duke u ndalur në barazim 1-1 në transfertë. Skuadra verdhekuqe edhe pse kaloi e para në avantazh nuk arriti të merrte pikët e plota duke mos mbajtur hapin e kryesuesve. Goli i El Shaaraëy-t u zhvlerësua nga një penallti e realizuar saktë nga Lapadula. Penallti e shkaktuar nga De Rossi që doli me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Në takimin tjetër të orës 15:00 Napoli ka triumfuar në transfertë me rezultatin minimal 0-1 kundër Udinese-z. Goli që vulosi takimin dhe që ktheu Napolin në majën e renditjes së “Seria A” u shënua nga Jorginho në minutën e 33-të.

Renditja

seria a

 

(e.k/Balkan