Milan kërkon shërbimet e Moratës dhe Kovacic

500
Milani ka nisur të lëvizë me synim përforcimin e skuadrës për edicionin tjetër. Drejtori sportiv i kuqezinjve Masimiliano Mirabeli ndodhet në Madrid, aty ku ka për qëllim që të nisë bisedimet me drejteusit e Realit për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata dhe mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç.
Milani prej disa sezonesh po kalon një periudhë krize, duke u endur në mesin e renditjes. Në këtë edicon pavarësisht se në disa momente u duk se kuqezinjtë kishin potencial për tu ringritur, sërish situata mbetet jo e lumtur për një klub me shumë emër. Tashmë që Milani ka kaluar në duart e grupit të bizesmenëve kinez kanë nisur lëvizjet për të përforcuar skuadrën me elementë që mund të bëjnë diferencën.
Drejtori sportiv i kuqezinjve Massimiliano Mirabelli ka udhëtuar për në Madrid me dy emra në axhendën e tij, Alvaro Moratën dhe mesfushorin Mateo Kovacic.
Sulmuesi spanjoll nuk është aktivizuar rregullisht, i mbyllur nga prania e Benzemas në qëndrën e sulmit madrilen, për këtë arsye drejtuesit e klubit italian kërkojnë të përfitojnë duke i ofruar lojtarit një vend titullari në formacionin e Montellës. E njëjta situatë është edhe për kroatin i cili nuk bën pjesë në preferencat e trajnerit Zidane, përsa i përket titullarëve.
Në lidhje me Moratën ka pasur edhe një kontakt mes kuqezinjve dhe përfaqësuesit të lojtarit Juanma Lopez, por ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete.
Milani historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me Realin e Madridit dhe kjo mund ti shërbejë për të gjetur një akord të kënaqshëm, ndërkohë që si Morata po ashtu edhe Kovacic nuk do kishin probleme të mëdha ambjentimi, pasi sulmuesi ka qënë pjesë e Juventusit, kurse Kovacic ka përfaqësuar ngjyrat e Interit.
Sigal