Milan gati 40 milionë euro për talentin e Real Madrid

615
Shkëlqeu në Europianin e të rinjve me Spanjën dhe për këtë arsye u ble dhe nga gjigantët e Real Madrid. Bëhet fjalë për talentin spanjoll, Dani Ceballos, i cili nuk po gjen shumë hapësira tek Los Blancos.
Sipas mediave italiane, Milani po e vëzhgon situatën rreth tij dhe kërkon të përfitojë.
Besohet se Milan mund të ofrojë deri në 40 milionë euro për shërbimet e ish-lojtarit të Betis.
Spanjolli iu bashkua Madridit për 16.5 milionë euro nga Real Betis verën e kaluar, por ka bërë vetëm nëntë paraqitje për gjigantët e Bernabeu këtë sezon.
Sigal