Milan dhe Donnarumma, klauzola e frikshme për portjerin 18-vjeçar

499
Milan – Donnarumma, telenovela po shkon drejt fundit të lumtur për të gjitha palët. Pak javë pasi agjenti i 18-vjeçarit, Mino Raiola bëri me dije vendimin për t’u larguar nga kuqezinjtë, një hap i madh pas ndryshon rrjedhën e ngjarjeve. Dashuria e portierit për fanellën kuqezi i ka vënë fre fantazisë së agjentit për të bërë 18-vjeçarin portierin më të shtrenjtë të planetit.

Drejtuesit e klubit italian dhe përfaqësuesit e portierit kanë arritur marrëveshjen verbale dhe shumë shpejt pritet të hedhin firmat në kontratën e re 5-vjeçare. Mediat italiane zbulojnë disa detaje rreth kontratës së pazakontë për një adoleshent, i cili do të përfitojë shifra të frikshme si askush në moshën e tij.

30 milionë Euro neto do të përfitojë Donnarumma për 5 vjet në Milanello, por ai do të ketë një klauzolë të padëgjuar më parë. Në rast se Milani nuk kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm, mund të largohet për 50 milionë Euro, por nëse kuqezinjtë renditen mes 4 të parave të Serie A, atëherë klubi që do të dëshirojë shërbiumet e tij duhet të derdhë në arkën e Milanit plot dyfishin pra 100 milionë. Nuk është vetëm djali i madh i familjes Donnarumma që përfiton në këtë mes pasi në kontratë është përmendur edhe vëllai i tij Antonio, portier edhe ai. Sipas të dhënave, djali i vogel i familjes do të bashkohet me të rinjtë e MIlanit dhe do të përfitojë rreth 1 milionë Euro në sezon.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, këto shifra nuk vijnë thjesht si një llogjikë e thjeshtë merkatoje por si pasojë e ofertës stratosferike që PSG i kishte bërë të riut italian. Al Khelaifi i kishte premtuar 18-vjeçarit 13 milionë Euro në sezon për t’u transferuar në Paris por mesa duket, dashuria e gardianit për fanellën kuqezi e ka shtyrë të bëjë një hap pas.
Sigal