Mikael Shumaker, sportisti i parë miliarder

604
Sigal

Shtatë herë kampioni i botës tërhiqet përfundimisht nga sporti i makinave të shpejta, Formula 1

Mikael Shumakeri arriti më shumë se kushdo tjetër pilot në Formula 1, duke fituar shtatë tituj kampionë dhe 91 çmime të mëdha, një rekord që kërkon shumë kohë për t’u thyer. Duke lajmëruar tërheqjen e tij të dytë, dhe mesa duket përfundimtare, gjatë Çmimit të Madh të Japonisë, gjermani më në fund pranoi se ishte koha për t’i dhënë fund karrierës si pilot. Në fakt, epoka “Shumaker II” me makinën Mercedes ishte hija e “Shumkaker I” me skuderinë e Ferrarit dhe Benetonit. Gjermani 43-vjeçar shënjoi shumë pak arritje në rikthimin e tij të dytë. “Unë kam vendosur të tërhiqem në fund të vitit”, – tha Shumaker. Karriera e tij mund të ndahet si një dramë me dy akte, mes suksesit dhe dështimit. Mikael Shumaker e dha dorëheqjen e parë në vitin 2006, gjatë një konference shtypi në Monza, pas Çmimit të Madh të Italisë. Në vitin 2004 ai regjistroi një tjetër rekord prej 13 fitoresh, duke fituar shtatë rresht. Pas rikthimit me Mercedesin e tij ai arriti vetëm një podium, dhe ky një vend i tretë, pikërisht këtë vit. Bota e Formula 1 është duke u bazuar te talentet e rinj, të tillë si kampioni i dyfishtë i botës, piloti i Red Bullit, Sebastian Fetel, por dhe zëvendësuesi i Shumakerit, Ljuis Hemilton. Shumakeri mban shumë rekorde, por Fetel është tani kampioni më i ri në moshë që ka fituar dy tituj, pasi fitoi titullin e parë në moshën 23 vjeç. Vitin e kaluar, djaloshi gjerman vendosi edhe një rekord me 15 pole position të arritur. Njeriu që supozohej se do të udhëhiqte “shigjetat e argjendta” në majën e podiumit ishte thjesht një spektator, kur shoku i tij i ekipit Niko Rozberg – 26 vjeç në atë kohë – fitoi Çmimin e Madh të Kinës. Pikërisht, atëherë u shtrua me forcë edhe pyetja në lidhje me të ardhmen e Shumakerit.  ” Në vitin 2004, revista e njohur amerikane “Forbes” e listoi atë si sportisti i dytë më i paguar në botë, ndërkohë që në vitin 2005, revista “Eurobiznes” e indentifikoi Shumakerin  si sportistin e parë miliarder në planet. Rroga e tij në vitin 2004 ishin 80 milionë dollarë. “Forbes” e renditi atë si i 17-ti në listën e njerëzve të famshëm më të fuqishëm. Një pjesë e mirë e të ardhurave vijnë nga reklamat. Kompania gjermane “Deutsche Vermegensberatung” pagoi për tre vjet 8 milionë dollarë për një reklamë me përmasa 10 x 8 centimetra, të vendosur në kapelen e tij pas garës. Në vitin 2010, pasuria tij vlerësohet 515 milionë sterlina. Ai fitoi 21 milionë dollarë rrogë vjetore te Mercedesi, plus 9 milionë nga reklamat. Mikael Shumake vlerësohet si një nga pilotët të mëdhenj të Formulës 1. Ai mban shumë rekorde, përfshirë më shumë kampinonate, më shumë gara të fituara, xhiro të shpejta, pole positions, pikë të grumbulluara dhe më shumë gara të fituara në një sezon të vetëm (13 në vitin 2004). Në vitin 2009, një sondazh me 217 pilotë të të Formula 1 të organizuar nga revista britanike “Autosport”, e konsideronte Shumakerin si “piloti i dytë më i madh i të gjitha kohërave në Formula 1′, pas Ajerton Senës, dhe “piloti më i kompletuar’, duke e lënë pas Senën. Mikaeli i nisi me garat kart, ku u bë kampion i Gjermanisë në “Formula Kënig” dhe “Formula Tre”, për të qenë më pas pjesë e Benetonit në vitin 1991, me të ciln fitoi dy tituj kampion rresht: 1194 dhe 1995. Në vitin 1996 u bashkua me Ferrarin, ku fitoi pesë tituj rresht: 2000-2004. U largua nga skuderia e kuqe në vitin 2006, por t’u rikthyer me Mercedesin në vitin 2010. Shumakeri është nderuar shumë herë gjatë karrierës së tij. Në prill të vitit 2002, për kontributin e tij në sport dhe kontributet e tij në rritjen e vëmendjes së edukimit të fëmijëve, ai emërua si një nga kampionët e UNESKOS për sportin, duke u bashkuar me Pelenë, Sergei Bubkën dhe Xhastinë Henin. Ai ka fituar çmimin e Princit të Austurias për Sporotn në vitin 2007. N prill të vitit 2010 ai u nderua me titullin e Oficerit të Legjionit të Nderit nga kryeministri francez, Fransua Fijon.