Migjen Basha largohet nga grumbullimi i Kombëtares, Panucci nuk thërret zëvendësues

592
Migjen Basha, futbollisti i Barit i cili është një nga 25 futbollistët e grumbulluar nga Kombëtarja për sfidën kundër Turqisë me 13 nëntor, nuk është riaftësuar në kohë dhe për këtë arsye do të mungoj në këtë takim.
“Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës dhe me një program të veçantë mesfushori i ekipit kombëtar është larguar sot nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalya. Ai do te vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit te tij. Trajneri pas një konsultimi me stafin mjekësor të skuadrës vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati për këtë miqësore. Gjate këtyre ditëve Migjen Basha është stërvitur veçmas skuadrës, por koha e rikuperimit te tij zgjat jo pak. Ndërkaq, edhe për efekt kohe trajneri Christian Panucci nuk do te thërrasë zëvendësues te ri, pas largimit te Bashës.”-thuhet në lajmërimin e FSHF-së
Sigal