Migjen Basha i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare

556
Sigal

Mesfushori i kombëtares shqiptare Migjen Basha ka deklaruar sot tërheqjen nga kombëtarja.

Me anë të një postimi në instagram 32 vjeçari ka bërë të ditur lajmin si dhe arsyet e tërheqjes.

Ai kërkon që t’i kushtojë më shumë vëmendje familjes si dhe të lirojë hapësira në ekip për lojtarët e rinj. Basha luajti 29 ndeshje me kombëtaren duke shënuar 3 gola.
Ai ishte një lojtar kyç në ekip dhe sidomos në suksesin e Euro 2016.

Ja çfarë shkruan Basha:

“Mendoj qe ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj me tepër kohë familjes time.

Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqtë e mi gjatë këtyre viteve.

Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit për mundësinë”