Migen Memelli: “Erdha për një Flamurtar kampion”

1328
Sigal

Në sezonin 2009-2010 e shpëtoi Flamurtarin nga rënia nga  Kategoria Superiore, ndërsa tani Migen Memelli, në rikthimin e tij të dytë te vlonjatët synon t’i ndihmojë ata të fitojnë titullin që mungon në Vlorë prej 22 vjetësh. Migen Memelli firmosi para disa javësh një kontratë dyvjeçare me Flamurtarin, ne prani dhe te menaxherit te FIFA-s, Sokol Haxhia, duke qenë një nga blerjet më të bujshme të presidentit Shpëtim Gjika, më të cilën sulmuesi pogradecar thotë se ka një raport të shkëlqyer, e që shkon më shumë së një raport i thjeshtë president-lojtar. Memelli shënoi 13 gola në 15 ndeshje me vlonjatët, duke pasur një mesatar të lartë shënimi. Memelli i shpenzoi dy sezonet e fundit i shpenzoi në Arabinë Saudite, ku u aktivizua me Al-Faisalin dhe Al-Taauon, ndërsa tani është gati për rikthimin e madh në futbollin shqiptar. Pogradecari vlerësohet për cilësitë dhe aftësinë e tij për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa në sezonin 2008-2009, Memelli fitoi “Këpucën e Artë” dhe doli kampion i vendi me Tiranën. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka luajtur edhe në Norvegji me Bran Bergen dhe në Suedi, me Gais. Në këtë pragsezoni, Migen Memelli u aktivizua me Flamurtarin në turin e parin e parë eliminator të Ligës së Europës, përballë Honvedit të Budapestit.“Gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat dhe jam përpjekur gjithmonë të fitoj. Këtë vit dua të fitoj kampionatin me Flamurtarin. Është një bast i vendosur tashmë”, – tha 32-vjeçari Memelli, gjatë intervistës së tij për gazetën “Telegraf”.

Migen Memelli, prej disa javësh jeni pjesë e Flamurtarit, ngjyrat e të cilit do të mbroni në sezonin 2012-2013. Duke qenë se flitet për një rikthim tuajin në Vlorë, cilat janë motivet që iu shtynë të vishni sërish fanellën kuqezi?
Në fakt, me Flamurtarin me lidh një dashuri e veçantë, ashtu siç ka qenë edhe respekti i tifozëve vlonjatë ndaj meje, kur kam luajtur në Vlorë në gjysmën e dytë të sezonit 2009-2010. Pra bëhet fjalë për një rikthim, të cilin e kam bërë me shumë dëshirë. Me klubin e Flamurtarit dhe presidentin Shpëtim Gjika në veçanti kam pasur dhe kam ruajtur marrëdhënie shumë të mira, edhe gjatë dy sezoneve të fundit, kur unë kam luajtur në Arabinë Saudite. Sigurisht, rol ka pasur edhe oferta e kënaqshme financiare, por nuk dua të përjashtoj këtu dhe rolin e menaxherit tim, agjentit të FIFA-s, Sokol Haxhia. Me pak fjalë, u përputhën të gjitha kushtet që unë të luaja me Flamurtarin. Madje po zbuloj edhe një detaj të vogël: ekipi i im i parë është Skënderbeu, por ndeshja e parë e imja ka qenë ajo kundër Flamurtarit, 12 vjet më parë (25 tetor 2000). Fituam 2-1 (java e 5-të) në Korçë dhe për fat shënova golin e fitores. Pata emocione që nuk do t’i harroj kurrë.
Në dy sezonet e fundit, që ju keni luajtur në Arabinë Saudite, Flamurtari edhe pse ka bërë kampionate të bukura, nuk ka mundur ta fitojë titullin, edhe pse në edicionin 2010-2011 u shpall nënkampion, teksa e udhëhoqi Superligën për një kohë të gjatë. Titulli në Vlorë mungon prej 22 vjetësh, qysh kyr Flamurtari e fitoi atë në edicionin 1990-1991. Sa besoni se do të jetë ky viti i duhur?
Kur mbërrita në Vlorë, një nga gjërat që më bindi të firmosja ishte projekti i presidentit Shpëtim Gjika për një ekip të aftë që të fitojë titullin kampion. Unë besoj se, dhe me punën që po bën trajneri me përvojë Shkëlqim Muça, por dhe me investimet që ka bërë dhe do të bëjë klubi për të ndërtuar një skuadër cilësore, ne do të jemi pretedentë për titull, duke mos e përjashtuar rivalitetin me ekipet e tjera me traditë dhe potencial, si Skënderbeu, Tirana, Vllaznia, apo ndonjë tjetër. Nga ana tjetër, jam një lojtar që më pëlqejnë sfidat dhe gjithmonë jap maksimumin tim për t’i fituar ato. Ne sulmuesit gjithmonë matemi me golat, dhe mua kurrë nuk më kanë munguar ato.
Përpara transferimit tuaj të parë në Norvegji, te Bran Bergeni në vitin 2006, ju keni luajtur me sukses me disa skuadra të kampionatit shqiptar, si Skënderbeu, Teuta, Elbasani, Laçim, duke shënuar 44 gola në 128 ndeshje. Sa ka ndikuar në formimin tuaj si futbollist profesionist eksperienca në Norvegji?
Me Bran Bergenin në Norvegji kam pasur një periudhë shumë të mirë. Fitova shumë në aspektin profesional në rang ndërkombëtar. Shënova gola të cilët më bënë me emër në mediave vendase, por dhe në Skandinavi. Ndoshta më ka ecur dhe fati, pasi shënova katër gola në Kupën UEFA, madje tre në një ndeshje të vetme. Më pas u transferova në Suedi te Gais, një ekip me emër në atë vend. Në fakt, atje pata disa dëmtime radhazi që nuk më lejuan të jepja atë që dëshiroja dhe kisha mundësi.
Rikthimi juaj në Shqipëri, te Tirana, ishte një kulm për ju. Fituat titullin kampion në sezonin 2008-2009, dhe po këtë vit fituat “Këpucën e Artë” me 22 gola në 29 ndeshje. E konsideroni si një shpërblim të sakrificave?
E konsideroj si një vit të shumë të suksesshëm, por Tiran pati vërtet një ekip shumë të mirë atë vit. Madje dhe ky kampionat lidhet paksa me Flamurtarin, pasi kundër tij shënova golin me të shpejtë në kampionat, pas vetëm 8 sekondash lojë (në një fitore 2-1 në Vlorë). Më pas u transferova te Flamurtari, në gjysmën e dytë sezonit 2009-2010, ku shënova 13 gola në 15 ndeshje, gola të bukur dhe të rëndësishëm, që i siguruan ekipit mbijetesën atë sezon. Tani jam te Flamurtari për të synuar titullin kampion.
Pas suksesit të madh me Flamurtarin, erdhi edhe transferimi juaj te Al-Faisaly në Arabinë Saudite, e më pas te Al-Tauuon. Si e përjetuat futbollin aty?
E konsiderova si një shans të fundit për të luajtur edhe një herë tjetër jashtë Shqipërisë. Dhe them se nuk kam gabuar. Në sezonin tim të parë, në Arabinë Saudite, me Al-Faisalin, që në atë kohë drejtohej nga ish-trajneri i Dinamos sonë, kroat Zlatko Daliç, u shpalla golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit arabosaudit. Me Al-Taauon pata një sezon më të vështirë, sidomos në fillim, pasi kalova një dëmtim. Pjesën tjetër bëra një edicion të mirë. Futbolli në Arabinë Saudite po njeh rritje, pasi atje po shkojnë në vazhdimësi disa nga lojtarët më të njohur në Europë.

Merkato verore 2012-2013

SKENDERBEU
AFRIME: Bekim Kuli.
LARGIME: Denis Da Silva, Bernardo Ribeiro, Marko Milojeviç, Davor Bratiç, Luko Biskup.

FLAMURTARI
AFRIME: Klodian Xhelilaj, Gledi Mici, Brunild Pepa, Rafael Soza, Migen Memelli, Petar Vukçeviç, Davor Bratiç.
LARGIME: Pero Pejic, Gentian Muca, Ndricim Shtubina, Nexhbedin Selimi, Abraham Alecenu, Ardit Shehaj, Halim Begaj, Mikel Spaho, Julian Brahja, Semiran Çela, Artan Sakaj, Orjad Beqiri, Lejdi Liçi.

VLLAZNIA
AFRIME: Elvin Beqiri, Ilir Nallbani, Ndriçim Shtubina, Halim Begaj, Tefik Osmani, Ivan Deliç, Kristian Dragoi, Vilfor Hysa.
LARGIME: Gordon Vuk, Sergei Moreno, Nenad Brnovic, Ivan Jablan, Gavrilo Petroviç, Bracan Popoviç.

TIRANA
AFRIME: Entonio Pashaj, Elton Muçollari, Mirel Çota, Gentian Muça
LARGIME: Sokol Cikalleshi, Florent Aziri, Bekim Balaj.

TEUTA
AFRIME: Eglant Haxho, Sulejman Hoxha, Albano Çaushaj, Isa Eminhazeri, Artan Sakaj
LARGIME: Eni Naço, Tefik Osmani, Shaqir Stafa, Mirel Çota, Brunild Pepa, Andi Bakiasi

LACI
AFRIME: Florian Peqini, Mishel Bilibashi, Erion Hoti, Oriand Abazaj
LARGIME: Erion Xhafa, Vilfor Hysa, Mirsad Sukaj, Altin Lloga, Ervin Rexha, Kelvin Jushi, Orges Lini, Ergys Bulic.

SHKUMBINI
AFRIME: Ganiol Kaculi, Orgest Gava.
LARGIME: Fejzo Shenaj, Papa Diop, Ervis Kotorri, Kliment Nastovski.

KASTRIOTI
AFRIME: Artan Karapici, Sokol Ishka, Erion Xhafa, Asion Daja, Orjon Xhemalaj, Semiran Çela, Alfred Osmani, Shpetim Moçka, Arsen Sykaj, Olis Gocaj, Stivi Shaba, Ardit Shehaj.
LARGIME: Argent Halilaj, Alban Hoxha, Entonio Pashaj, Elton Mucollari, Jetmir Sefa, Kristian Dragoi, Brus Inkango, Dejan Ognjanoviç, Dordje Cetkoviç.

BYLIS
AFRIME: Jetmir Sefa, Julian Gerxho, Klodian Arbri, Alfons Ymeraliaj, Denis Da Silva, Eglant Haxho.
LARGIME: Dushan Popoviç, Erlind Koreshi, Maringlen Kule, Oriand Abazaj, Eduard Miço.

TOMORI
AFRIME: Eni Naco, Shaqir Stafa, Ervin Rexha, Erlis Frasheri, Spartak Elmazi, Klevis Gjoni, Maringlen Kule, Erdet Shinko, Andi Bakiasi, Enri Tafaj, Algert Avdo, Hyserion Shupe, Jorgo Çipi.
LARGIME: Egland Hoxha, Ylli Shameti, Alban Muça, Emiljano Çela, Çarls Ofejen, Alvaro Bisha, Klevis Roshi, Ilirjan Çaushaj, Dardan Rugova, Endri Bakiu, Klodian Arbri, Albano Çaushaj.

APOLONIA
AFRIME: Emiljano Çela, Ilirjan Çaushaj, Guido Tepshi, Okeljan Baze, Vangjel Jakupi, Uros Davidoviç.
LARGIME: Julian Gërxho, Sali Salievski, Irdi Rrapaj, Andi Xhixha, Shpëtim Mocka,

LUFTËTARI
AFRIME: Ylli Shameti, Fejzo Shenaj, Aleksandër Miliç, Ergys Sorra, Mihal Thano, Orjad Beqiri.
LARGIME: Indrit Hithi, Emir Strati, Elton Zholi, Arber Bistri, Bashkim Gaxhaj, Fatjon Gerxholli, Bledar Devolli.

KUKËSI
AFRIME: Argent Halilaj, Rrahman Hallaçi, Roland Peqini, Gentian Manuka, Stevan Markoviç, Ylli Hoxha, Besar Musoli, Enco Malindi, Lazar Popoviç, Gerhard Progni, Julian Progni, Julian Brahaj, Endri Lala
LARGIME: Elvis Prençi, Romeo Hamzai, Bledar Lena, Alfred Allamani, Klaudio Rexhepi, Jovito Spahiu, Granit Hoxha.

BESA
AFRIME: Alban Hoxha, Antonio Marku, Ervis Kaja, Bruno Dita, Florent Aziri, Mateus Toci, Argent Mustafa, Besmir Berisha, Idi Batha, Fation Sefa, Firas Tayari, Bojan Maliniç.
LARGIME: Edvan Bakaj, Alban Dragusha, Erlis Frashëri, January Ziambo, Rigers Dushku, Paulin Dhëmbi, Bazjon Tragaj.