Michael Schumacher është në koma, por ka një mesazh urimi për Lewis Hamilton

473
Familja e Michael Schumacher, pilotit të famshëm të Formula1 që prej kohësh ndodhet në koma pasi u përplas me një gur teksa bënte ski, ka një mesazh urimi për pilotin Lewis Hamilton.
Anglezi ka arritur të barazojë gjermanin Michael Schumacher për numrin e herëve që qëndron në Pole Position.

Nga faqja zyrtare e Schumacher, familja e tij shkruan: “Ky është mesazh nga pjesëtarët e familjes së Michael Schumacher”.

“Përgëzime të mëdha për Lewis, i cili barazoi numrin e herëve që qëndron në podium aq sa dhe Michael, vërtet impresionuese. Ashtu siç thoshte edhe vetë Michael në kohën që garonte, rekordet janë bërë për t’u thyer. Kur ndodh, është arritje e madhe, dhe asnjë rekord nuk thyhet pa mjeshtëri. Kështu që ti e ke merituar Lewis, dhe shumë suksese,” shkruajnë familjarët e Schumacher.


Sigal