Sigal

Nuk ekzistojnë limitet për Lionel Messin, autor i një tregolëshi në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj holandezëve të PSV Eindhovenit, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Championsit. Për “yllin” e “blaugranave” ishte tregolëshi i tetë në kompeticionin madhor për klube, duke lënë pas Criastiano Ronaldon, që edhe pse pse mban rekordin e totalit të shënuar në këtë kompeticion, është ndalur në 7 tregolësha.

Është hera e tretë që “Pleshti” e nis edicionin e Championsit duke shënuar tri herë. Ka ndodhur në vitin 2013-të kundër Ajaxit (4-0) dhe në 2016-ën ndaj Celtic Glasgow (7-0).

Viktimat e tjera të tij me 3 apo më shumë gola në një takim janë: Arsenali, skuadër të cilës i shënoi 4 herë në fitoren 4-1 në sezonn 2009-10, Viktoria Plzen (4-0) në 2011-12, Bayer Leverkuseni me 5 gola në fitoren (7-1) në edicionin 2011-12, APOEL Nicosia (0-4) në 2014-15 dhe Manchester City (4-0) në 2016-17.

Pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos renditen Mario Gómez, Filippo Inzaghi dhe Luiz Adriano, të gjithë me nga tre tregolësha në Champions.

Ndërkohë, si futbollist i Barcelonën, në total, Lionel Messi ka realizuar 42 tregolësha. Kësaj shifre u shtohen edhe 6 tregolësha me Argjentinën.