Messi tregon për raportet që ka me Antoine Griezmann

450
Sigal

Lionel Messi ka dhënë një koment të shkurtër lidhur me raportin e tij me Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez është transferuar te skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere për shumën e 120 milionë eurove, por transferimi i tij ishte shoqëruar me disa zëra që thoshin se Messi nuk e pëlqen kampionin e botës

Gjithsesi, argjentinasi së fundmi është pyetur për raportin e tij me ish-lojtarin e Atletico Madrid, duke dhënë një përgjigje të shkurtër.

“Griezmann? Nuk kam pasur shumë kohë që të takohem me të”, ka thënë fillimisht Messi.

“E vërteta është se që kur unë jam kthyer, unë kam qenë i dëmtuar dhe jam stërvitur i vetëm. Unë nuk përfshihem shumë me grupin”, ishin fjalët e liderit të katalanasve.