Sigal

Lionel Messi ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Marca”, ku nuk la pa përmendur rivalin e tij më të madh në kohën kur ai luante të kundërshtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Argjentinasi u shpreh se Juventusi është shumë më i favorizuar me CR7 në ekip për të fituar trofeun e Chamipons Leagu-s dhe ka theksuar se i mungon koha kur Ronaldo ishte në Madrid.

“Të jesh në të njëjtin kampionat dhe të përpiqesh të fitosh më ekipin është shumë e bukur. Cristiano ishte një lojtar i madh për La Liga-n dhe Realin. Këto duele ishin shumë të bukura, por gjithmonë kam qëllimin që të fitojë ndeshjen me ekipin tim. Ronaldo i mungon çdo ekipi që do ta kishte sepse ai shënon shumë dhe jep shumë në fushë, por Reali akoma ka një ekip të mirë dhe e lojtare të mëdhenj.

Juventus është një skuadër shumë e fortë. Ishte edhe para se të transferonin Ronaldon dhe me mbërritjen e tij është shumë më e fortë tani. Më të janë kandidatë shumë të fortë për të fituar Champions-in”, ka përfunduar ylli i Barçës