Messi shënoi supergol, por shikoni çfarë bënte pas murit lojtari i PSV-së (Video)

576
Sigal

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve, me Lionel Messin që shkëlqeu me tripletën e tij të tetë në këtë kompeticion.

Në minutën e 32’ Messi i dha Barçës avantazhin me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.

Dhe çfarë goli ishte se! Messi e çoi topin mbi murin mbrojtës të PSV-së dhe direkt në këndin e majtë të portierit.

Por, Hirving Lozano u përpoq dëshpërimisht për të ndalur gjuajtjen e Messit pasi sulmuesi meksikan u shtri pas murit mbrojtës për t’ia parandaluar gjuajtjen argjentinasit.