Messi pranë rekordit historik të Pele-s, askush nuk i është afruar!

582
Sigal

Leo Messi është në rrugën e duhur për të thyer një nga rekordet, që ka mbetur prej vitesh të tëra i pandryshuar në botën e futbollit. Ky rekord shihet tashmë si krejtësisht i arritshëm nga ylli i Barcelonës, Lionel Messit.

Ne iu referohemi 643 golave, që Edson Arantes do Nascimiento, i njohur më mirë si Pele, i cili luajti me Santos për 18 vite (1956-1974). Askush në historinë e futbollit nuk e kishte shënjestruar këtë arritje të Peles deri në daljen e Leo Messi në skenën e këtij sporti.

Kapiteni i Barçës ka realizuar 604 gola, pas “rrjetës” së të dielës, kundër Sevillas. Kjo do të thotë se atij i mungojnë 39 gola për të arritur rekordin e legjendës braziliane, ose 40 gola për ta kapërcyer atë.