Messi: Neymar futbollist i jashtëzakonshëm, shpresoj të rikthehet te Barcelona

580
Sigal

Lionel Messi nuk mundet kurrsesi ta harrojë periudhën e bukur të kaluar me Neymar te Barcelona. Nga Argjentina ku është i grumbulluar me kombëtaren për Botërorin, ‘pleshti’ ka folur me superlativa për 26-vjeçarin i cili mund të jetë kundërshtari më i madh në Rusi.

Messi-t nuk i pëlqejnë aspak zërat që e shohin O’Ney te Real Madrid pasi ai shpreson që të rikthehet te Barcelona.

“Sigurisht që nëse do të ishte e mundur do të më pëlqente që Neymar të rikthehej. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ta kishim sërish me ne do të ishte diçka fantastike. Në fakt e shikoj si shumë të vështirë që diçka e tillë të ndodhë, por nëse do të ishte mundësia do të më pëlqente”, deklaroi Lionel Messi.