Sigal

Lionel Messi ka dhënë sot një intervistë të gjatë për “Radio Catalunya”, ku ka komentuar edhe largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid. Argjentinasi e ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar largimin e yllit portugez.

“Nuk mund ta imagjinoj largimin e Cristianos nga Reali, nuk mendoja se do të shkonte te Juventusi, kishte shumë ekipe ku mund të shkonte. Juventusi ishte ndër më pak të dëgjuarat dhe në fund përfundoi atje. Largimi i tij e bën Real Madridin një ekip më pak të mirë”.

Argjentinasi është shprehur se Juventusi “është favorit për të fituar Championsin”, jo vetëm për shkak të blerjeve, por sepse kanë ndertuar një ekip shumë të fortë.

Ai ka pasur oferta të shumta ashtu si Ronaldo çdo vit, po ai ka zgjedhur për të qëndruar te Barcelona.

“Kam gjithçka këtu, 12 vite më parë erdha dhe kam këtu të gjithë jetën. Jam në ekipin më të mirë në botë dhe në një nga qytetet më të mira. Nuk kam nevojë që të shkoj askund tjetër”, ka deklaruar “pleshti”.