Messi jashtë formacionit më të mirë në Kupën e Amerikës 2019

233

Lionel Messi mungon në formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës 2019.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” dështoi edhe një herë që të fitonte një trofe me përfaqësuesen e Argjentinës.

Situata edhe më shumë u komplikua kur ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit duke e mbyllur me medaljen e bronztë. Por Messi pas ndeshjes “shpërtheu” me kritika për futbollin latin, duke thënë se është i kapur nga korrupsioni.

Në 11-ën më të mirë të dhënë nga ‘Goal’, nuk ka një vend për Lionel  Messsin. Formacioni dominohet nga brazilianët, të udhëhequr nga Alves e Alissson triumfuan në Kupën e Amerikës.

Alisson (Brazil)

Dani Alves (Brazil)

Marquinhos (Brazil)

Jose Gimenez (Uruguai)

Miguel Trauco (Peru)

Philippe Coutinho (Brazil)

Arthur Melo (Brazil)

Charles Aranguiz (Kili)

Edison Flores (Peru)

Gabriel Jesus (Brazil)

Everton (Brazil)