Messi i 5-ti, Alban Meha, i 9-i në botë për goditjet e dënimit

499
Vijon të marrë vlerësime mesfushori shqiptar i Kombëtares, Alban Meha.Pas lajmit të keq që trajneri, Gianni De Biasi e la jashtë grumbullimit për dy ndeshjet e fillimit të shtatorit, përkatësisht kundër Danimarkës dhe Portugalisë, kosovari i Konyasporit ka bërë gjithçka mirë në kampionatin turk, duke i shënuar fillimisht Gallatasarayt dhe më pas i dha fitoren ekipit të tij në ndeshjen e fundit në transfertë me golin e tij.
Por nuk do të mbaronte këtu, sot Meha ishte përzgjedhur në formacionin e javës në Superligën turke, krahas emrave si Mario Gomez dhe Samuel Eto.
Pas këtyre vlerësimeve, vjen një tjetër për mesfushorin shqiptar. Ai radhitet i nënti në botë për ekzekutimin e goditjeve të dënimit. Natyrisht, në këtë renditje ka ndikuar shumë edhe goli kundër Gallatasarajit, një nga më të bukurit e 4 javëve të para në kampionatin turk.
Në vend të parë renditet turku Çalhanoglu i Leverkusenit, në vend të dytë Andrea Pirlo i New York City, në vend të tretë Izet Jonuzoviq i Werder Bremen.
Vetëm vend i pestë për Lionnel Messin, ndërsa mungon Cristiano Ronaldo. Mbyll top 10 lojtarët e goditjeve të dënimit Marco Reus i Dortmundit./Telesport/ 
Sigal