Mesi, spektakël e gola për ditëlindje

494
Sigal

Argjentina e Nigeria kalojnë në raundin e dytë. Bosnja regjistron fitoren e parë në Kupën e Botës

Lionel Mesi shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Argjentinës ndaj Nigerisë, duke e kompletuar në mënyrën më të bukur përvjetorin e 27-të të ardhjes në jetë. Kapiteni tregoi klas dhe art, duke u shndërruar në një lider absolut në triumfin e tretë të Kombëtares “albiçeleste” në po aq ndeshje. Vendi i parë në grup për Argjentinën, me “pleshtin” që  u ngjit në kuotën e katër golave, po aq sa Nejmari i Brazilit. Lionel Mesi u votua si lojtari më i mirë i ndeshjes Nigeri-Argjentinë 2-3. Kapiteni argjentinas shënoi dy gola të bukur, gjuajti katër herë në portë e dha 38 pasime gjatë 63 minutave që ai luajti. Mesi u zgjodh lojtari i ndeshjes edhe në Argjentinë-Iran, si dhe në Argjentinë-Bosnjë 2-1, ku ka shënuar golat fitues. Në takimin tjetër të grupit E, atë Bosnjë-Iran (3-1), njeriu i ndeshjes u zgjodh sulmuesi boshnjak Edin Xheko. Pavarësisht humbjes, Nigeria arriti të sigurojë një vend në fazën e 1/8-ave, pasi “shqiponjat e zeza” e mbyllën në vendin e dytë. Duke iu rikthyer takimit, Mesi shëno një gol të shpejtë pa kaluar ende tri minuta lojës, pas një gjuajtje nga rreth 14 metra pas një topi të rikthyer në lojë nga portieri Vinsent Enjema i cili grushtoi gjuajtjen e Angel Di Marisë. Nigeria barazoi me anë të Ahmed Musën, edhe ky një gol i bukur me një të djathtë të fuqishme. Anxhel Di Maria e kërkoi disa herë golin e avantazhit, por atë e gjeti sërish Lionel Mesi, pas një gjuajtje tipike nga distanca të argjentinasit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Nigeria edhe njëherë tjetër iu kundërpërgjigj gjenisë së Lionel Mesit, duke shënuar sërish me Musën, i cili mposhti për herë të dytë Serxho Romeron. Golin e fitores së tretë rresht të argjentinasve e shënoi Marko Roje në minutën e 50-të, njëherësh edhe goli i tij i parë me Kombëtaren.

 Të kualifikuar

 Brazili

Meksika

Holanda

Kili

Kolumbia

Kosta Rika

Uruguai

Franca

Argjentina

Belgjika

Kolumbi

Greqi

Argjentinë

Nigeri

Francë

  

Mediat italian kryqëzojnë sulmuesin e Milanit pas eliminimit nga Botërori

 Baloteli: “Ndoshta keni të drejtë, nuk jam italian”

  Mediat italiane e “masakruan” sulmuesin me ngjyrë të Italisë, Mario Balotelin, pas eliminimit në fazën e grupeve në Botërorin e Brazilit. Ganezi i lindur në Palermo të Italisë, por i adoptuar më pas nga një familje italiane, reagoi ashpër në rrjetet sociale ndaj atyre që i kujtojnë faktin se është një italian i natyralizuar, ndaj nuk sakrifikon për skuadrën. “Jam Mario Baloteli, 23 vjeç dhe nuk kam zgjedhur të jem italian. E desha fort sepse kam lindur në Itali dhe gjithmonë kam jetuar në Itali. Besoja shumë te ky Botëror dhe jam i trishtuar, i zemëruar dhe i zhgënjyer me veten. Po, ndoshta mund të shënoja ndaj Kosta Rikës, keni të drejtë, e pastaj? Cili është problemi? Ndoshta është që të gjithë dëshironi ta thoni? Fajin këtë herë nuk e mbaj të gjithin unë, sepse Mario Baloteli ka dhënë gjithçka për kombëtaren dhe nuk ka gabuar asgjë, prandaj kërkoni një tjetër shfajësim, sepse Mario Baloteli e ka ndërgjegjen e qetë dhe është gati të ecë përpara më fort dhe me kokën lart. Jam krenar që kam dhënë gjithçka për “Vendin Tuaj”. Apo, ndoshta siç e thoni edhe ju, nuk jam italian. Afrikanët nuk do ta hidhnin kurrë poshtë “vëllain” e tyre. Nuk është turp të gabosh një gol apo të vraposh më pak se të tjerët. Të turpshme janë këto gjëra, italianë të vërtetë! Apo jo?”, përfundon letra e hapur e Balotelit.

 Kandidatët për Italinë

 Tre emra prestigjiozë për një bankinë të madhe, të boshatisur krejt papritur. Është stoli i kombëtares italiane, për të cilin ankandi quhet i hapur. Zgjedhja sigurisht që u takon drejtuesve, por me ikjen edhe të Abetes bashkë me Prandelin, ky proces mund të zgjasë pak. Gjithsesi, epoka post-Prandeli zyrtarisht ka nisur. Në “pole position” për të zëvendësuar ish-teknikun e nënkampionëve të Europës janë emra të një profili të lartë dhe për fatin e kombëtares italiane, secili prej tyre aktualisht është i papunë, Roberto Mançini, Masimiliano Alegri e Luçiano Spaleti.

  

“Vampiri” Suarez, mbret në Twitter

 Kafshimi i Luis Suarezit në shpatullën e italianit Kielini është shndërruar në argëtimin e radhës të “fantazistëve” të fotoshopit. Sulmuesi i Uruguait u shndërrua rrufeshëm në të gjithë botën në personazhin më të diskutuar në rrjetet sociale, u bë mbreti i rrjetit social “Tvvitter”. Një vampir i fushave të blerta e quajnë disa dhe herë shfaqet si protagonist i serialit “True blood” e herë si aktori kryesor i filmit shumë të njohur “Tvvilight”. Në mënyrë ironike, diku tjetër bomberit uruguaian i jepet çmimi për kafshimin e vitit, ndërsa të tjera ironizojnë dhe e shfaqin si peshkaqenin më të rrezikshëm të oqeaneve. Nga ana tjetër ka edhe marka të njohura që këtë incident po përpiqen ta shfrytëzojnë për marketingun e produkteve të tyre. I tillë është rasti i zinxhirit “Nandos”, në Britani që e fton Suarez të ngulë dhëmbët në diçka më të shijshme e po kështu edhe “Snickers” në profilin zyrtar në Tvvitter, ka postuar këtë foto, ku thuhet “Më e kënaqshme se italianët”. Duket sikur të gjithë po mundohen të argëtohen e të përfitojnë nga Konte Suarez. Ndërkohë që Kielini qante për dhimbjet në shpatull, dikush në Norvegji gëzonte me të madhe. Një tifoz kishte vendosur bast 4 Euro për gjestin e famshëm të uruguaianit dhe qëlloi drejt e në shënjestër. Nga 4 Euro, falë kafshimit të lojtarit të Liverpoolit, xhepit të tij iu shtuan gati 700 Euro.

Parashikimet e ndeshjeve të sotme

Kompanitë më të mëdha të basteve parashikojnë fitoret Portugalisë me Ganën dhe Gjermanisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ndeshje të grupit G), si edhe të Rusisë me Algjerinë dhe Belgjikës ndaj Koresë së Jugut (ndeshje të grupit H). Belgjika (6 pikë) është e kualifikuar në grupin e saj për në raundin e 1/8-ave, ndërsa për vendin e dytë luftojnë tri skuadrat e tjera: Algjeria (3), Rusia (1) dhe Koreja e Jugut (1). Në grupin G, barazimi midis Gjermanisë e SHBA-ve do t’i çonte të dyja skuadrat në raundin pasardhës, duke bërë të pavlefshëm fitoret e Portugalisë apo Ganës.

Parashikimet e basteve 1X2

18:00    Portugali-Ganë        2.18      3.70             3.05

18:00 SHBA-Gjermani         9.61      2.89             1.65

22:00    Algjeri-Rusi            3.54             3.47             2.06

22:00    Koreja J-Belgjikë    4.81             3.62             1.75

Parashikimet e “Telegraf”

18:00    Portugali-Ganë        (fiton Portugalia)

18:00 SHBA-Gjermani         (barazim)

22:00    Algjeri-Rusi            (fiton Rusia)

22:00    Koreja J-Belgjikë    (fiton Belgjika)