Mesi “saldohet” te Barcelona, kontratë marramendëse deri në vitin 2021

Dje, skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Lionel Mesin, duke e zgjatur atë edhe tre vite më shumë nga kontrata e mëparshme, deri në vitin 2021. Gazeta spanjolle “El Mundo”, ka publikuar edhe shifrën marramendëse që argjentinasi do të përfitojë nga ky akord, për ta mbajtur atë edhe tre vite te Barcelona, duke shmangur transferimin te Mançester Siti, të cilët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore. Në verën e vitit 2018, Mesit i skadonte kontrata, dhe drejtuesit katalanas kanë vendosur që t’i ofrojnë 100 milionë euro në dorë për të mbuluar të gjitha gjobat, 100 milionë të tjetra për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021, si dhe një pagë vjetore 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit.