Mesi me ilaçe? Argjentinasi kapet duke nxjerrë një pilulë nga getat ndaj Olimpiakosit

613
Në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Olimpiakosit, regjia ndërkombëtare kapi Leo Mesin, duke nxjerrë nga getat e tij një tabletë, apo diçka tjetër pasi akoma nuk është identifikuar, dhe më pas e gëlltiti duke e futur në gojë.
Video bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa gazetari Rikard Trokemadsa, nga Radio Katalonia, tha: “Mesi e mori pilulën pasi në 15 minutat e para muskujt janë më të hapur”. I pyetur, nëse ajo pilulë ishte një ilaç glukoze, ai u përgjigj: “Nuk e di nëse ka qenë ilaç glukoze. Ndoshta e mori dhe arriti të shënonte. I them që të marrë edhe një tjetër.”
Sigal