Mesi flet për tërheqjen nga futbolli: Koka më thotë të vazhdoj, trupi nuk i përgjigjet njëlloj

519
Sigal

Leo Mesi mori këtë javë “Këpucën e Artë” ndërkohë që nuk ka hezituar të flasë edhe për mediat duke iu përgjigjur çdo pyetjeje të gazetarëve. Sulmuesi argjentinas, ka folur edhe për të ardhmen e tij dhe mundësinë e tërheqjes nga futbolli i luajtur, duke dhënë siguri se do të luajë edhe për disa kohë.

“Pleshti” ka pranuar se nuk ka të njëjtën formë siç ka pasur, teksa ka shtuar se shpesh herë koka i thotë gjëra ndryshe nga trupi. “Do ta zbuloj se kur do të tërhiqem me kalimin e kohës. Do të qëndroj edhe disa kohë sepse e kupton vetë se sa mund të shkosh. Nuk e di edhe sa do të luaj por ndihem mirë.

Këtu ka dy gjëra sepse koka më thotë që të vazhdoj. Ndihem mirë dhe i fortë, mendon se je 25 vjeç dhe se mund të vazhdosh të bësh të njëjtat gjëra. Nga ana tjetër, trupi nuk të lejon ta bësh dhe duhet të kesh më shumë kujdes nga sa ke pasur dhe e kupton se nuk je i njëjti si më parë”, u shpreh Mesi