Mesfushori zviceran: Shaqiri i ka heshtur kritikët në Liverpool

431
Sigal

Xherdan Shaqiri i ka heshtur të gjithë kritikët e tij përmes paraqitjeve të mira që ka bërë këtë sezon me Liverpool, ka thënë ish-bashkëlojtari i Shaqirit në ekipin kombëtar të Zvicrës, Tranquillo Barnetta.

Shaqiri iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit për 14.7 milionë euro, pasi Stoke City ra nga Premierliga në Championship, sezonin e kaluar. Që nga atëherë, ai ka dëshmuar se është një opsion shumë i mirë për fazën e sulmit.

27-vjeçari ka shënuar gjashtë herë në 20 paraqitje me Liverpoolin në Premierligë, përfshirë këtu edhe dy golat e shënuara në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila përfundoi me rezultat 3:1, dhe i shkaktoi shkarkimin trajnerit Jose Mourinho.

Shaqiri mbeti në bankën rezervë për ndeshjen e së martës, në Ligën e Kampionëve, kundër ish-klubit të tij, Bayern Munichut, në kuadër të 1/8 të finales.

Megjithatë, Barnetta, i cili kishte luajtur bashkë me Shaqirin në ekipin kombëtar të Zvicrës deri në vitin 2014, mendon se futbollisti me origjinë nga Kosova e ka dëshmuar talentin e tij për Kloppin.

Kur unë luajta me të, ai ishte lojtar i ri dhe tani e ka ngritur nivelin e tij për shumë shkallë. Ai e pati një periudhë të vështirë kur nuk po aktivizohej shumë në ndeshjet, kur ishte lojtar i Bayernit dhe Interit”, ka thënë Barnetta.