Mesfushori me origjinë shqiptare rikthehet në Itali, sot vizitat mjekësore te Xhenoa

655
Sigal

Klubi i Xhenoas këtë sezon po kalon një periudhë të vështirë teksa gjendet në vendin e fundit të tabelës dhe është një nga skuadrat e rrezikuara për të rënë një kategori më poshtë. Ndaj, drejtuesit përveç detyrës për të emëruar trajnerin e ri pas shkarkimit të Tiago Motës, duhet edhe të përforcohen në merkaton e janarit.

Dhe dy lëvizjet e para janë drejt zyrtarizimit. Matia Perin, portieri i Juventus do të rikthehet te skuadra e tij për të kontribuar dhe për të marrë një fanellë titullari, të cilën në Torino e ka të pamundur. Ndërkaq, afrimi tjetër është mesfushori me origjinë shqiptare, Valon Behrami.

34-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, ndërsa është aktivizuar me skuadra si Lacio, Udineze, Napoli, Fiorentina, por ka edhe një dyvjeçar të kaluar pikërisht me ngjyrat e Xhenoas në sezonin 2003-2005, skuadër e cila për herë të parë i dha mundësinë të aktivizohej në Itali. Behrami pritet të kryejë vizitat mjekësore në ditën e sotme dhe më pas të zyrtarizohet si futbollist i Xhenoas.

Në sezonin e fundit, mesfushori ishte pjesë e Sion në Zvicër, por është aktivizuar shumë pak.