Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe rikthehet te kampionët e Greqisë

454
Sigal

Nëpërmjet një postimi në Instagram, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, deklaron se e ka mbyllur aventurën e tij me Panathinaikosin në Greqi.

25-vjeçari, që nga viti 2018 ishte dhënë në huazim nga skuadra e PAOK-ut, që ka edhe kartonin e tij, por problemet financiare të Panathinaikosit kanë bërë që të mos e blinte dot mesfushorin shqiptar.

“Doja të falënderoja shokët e skuadrës dhe trajnerët që kam punuar këto muaj. Një falënderim i madh për ata që më mbështetën që nga dita e parë në skuadër. Ju uroj çdo sukses për të ardhmen, dhe të riktheheni atje ku përkisni”, shkruan Kaçe në shenjë falënderimi për Panathinaikosin.

Korçari rikthehet tashmë te PAOK-u, i cili këtë fitoi kampionatin dhe Kupën e Greqisë.