Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira zgjedh Milanin

570
Sigal

Milani është në kërkim të një mesfushori dhe mesa duket atë e ka gjetur në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Lucas Torreira, i cili aktivizohet tek Arsenali.

Londinezët e morën  një vit më parë uruguaianin nga Sampdoria, ku më pas ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer nën urdhrat e Unai Emeri.

Por pas vetëm një viti duket se aventura e 23-vjeçarit do të marrë fund me Arsenalin.

Lojtarin e dëshiron në skuadrën e re Marco Giampaolo, dhe mesfushori do të pranonte të kalonte nën urdhrat e atij që e bëri të njohur në futbollin evropian.

Milani i ka hedhur hapat e para për mesfushorin, teksa sipas asaj që shkruan “Sport Mediset”, kuqezinjtë kanë ofruar 38 milionë euro tek Arsenali, dhe një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon për lojtarin.

Torreira e ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me trajnerin italian dhe tani pritet të mbyllen tratativat.