Mesfushori Alban Meha, gati kundër Qipros

573
Sigal

Mesfushori shqiptar i Paderbornit, Alban Meha, shumë shpejt do t’i bashkohet Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka qenë në tribunë gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë ndërmjet Paderbornit dhe Arminias. Meha jo vetëm që bindi me lojë, por ai edhe shënoi gol para De Biazit, dhe festoi  duke “bërë shqiponjën” me duar. Meha me shumë gjasë do të debutojë në ndeshjen e 7 shtatorit kundër Qipros në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për “Brazil 2014″, edhe pse lista përfundimtare e të ftuarve të De Biazit do të publikohet në fund të muajit gusht. Mungesa e një mesfushori organizativ ka shtyrë trajnerin dhe zyrtarët e FSHF-së që ta ftojnë atë të luaj për Shqipërinë. Trajneri de Biasi po bën përpjekje që t’i ketë nën urdhrat e veta edhe dy mesfushorë të tjerë, Migjen Bashen i cili luan me Torinon në Serie A dhe Burim Kukeli që luan me ekipin zviceran, Zurihut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Edgar Çani ka shkëputur marrëveshjen me skuadrën e Polonia Varshavë. Pas ndeshjes miqësore Shqipëri-Moldavi sulmuesi kuqezi Edgar Çani ka udhëtuar drejt Polonisë për të zgjidhur problemin e krijuar me skuadrën  Polonia e Varshavës. Por në këtë sezon të ri skuadra ku u aktivizua Çani në sezonin e fundit Polonia Varshavës  ka ndryshuar pronar dhe emër, pasi tani klubi quhet Nouotuor Katovice. Pas bisedimeve të kryera mes sulmuesit të kombëtares shqiptare, Edgar Çani dhe drejtuesve të ri të skuadrës është vendosur që 23-vjeçari shqiptar të lihet futbollist i lirë. Çani nuk paguhej prej tremuajsh nga skuadra e tij dhe kjo ishte një nga arsyet që sulmuesi kërkoi të largohet nga Polonia Ëarshava e dikurshme. Në sezonin e shkuar Edgar Çani nga 28 ndeshje të zhvilluara me Polonia Ëarsaë arriti të shënojë 13 gola.