“Mesazhi” i Perez për Neymar: Te Real Madrid fiton “Topin e Artë”

649
Askush nuk e priste para merkatos së verës që Neymar të largohej nga Barcelona për tek Paris SG, duke e bërë brazilian transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Ky largim nga “Cam Nou” hapi shumë polemika mes Neymar dhe klubit katalanas të cilët shkuan deri në gjyq.
Ende pa kaluar mirë kjo situatë, Barcelona mund të marrë një tjetër goditje poshtë brezit nga sulmuesi i njohur.
Real Madrid është në gjurmët e Neymar dhe kjo nuk është më një thashethem pasi e presidenti i “galaktikëve” të Real Madrid, Fiorentino Perez, nuk e mohon diçka të tillë.
“Të gjithë e dinë që doja ta blija. Nëse do të luante me Realin e Madridit do të kishte më shumë mundësi që të fitonte Topin e Artë. Klubi ynë është i tillë që ofron gjithçka për një futbollist të nivelit të lartë”, tha presidenti Florentino Perez për radion “Cadena Ser”.

Oferta jo e drejtpërdrejtë e biznesmenit spanjoll, së bashku me pakënaqësitë e “mister 222 milionëshit” te Paris SG, mund të sjellin divorcin e bujshëm mes palëve. Barcelona do të vuante në këtë mënyrë një tjetër tradhti nga braziliani, që u shkëput duke paguar klauzolën për të ikur nga katalanasit.
Sigal