Mes lotësh 3 legjendat i japin lamtumirën Bayernit në një ceremoni emocionuese (VIDEO)

208

Bayerni po luan ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Frankfurtit, teksa në “Allianz Arena” ka pasur një ceremoni të veçantë për rtri futbollistë që do të largohen në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi Rafinha dhe mesfushorët Ribery e Robben.

Rafinha po mbyll sezonin e tetë me Bayernin, duke fituar Champions League dhe 7 kampionate (duke llogaritur edhe të sotmin).

Për Robben sezonet në Mynih janë 10, ndërsa për Ribery janë plot 12.  Të mbushura me shumë trofe në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Për të tre para ndeshjes kundër Frankfurtit u zhvillua një ceremoni e bukur, ku drejtuesit e lartë të Bayernit zbritën në fushë për t’i takuar. Ribery u shfaq më i emocionuar, duke mos mbajtur dot as lotët.