Mertens rinovon kontratën me Napolin

492
Sulmuesi belg, Dries Mertens nuk do të largohet nga skuadra e Napolit. Pavarësisht se për të janë interesuar skuadra të mëdha si Manchester United, Inter apo Milan, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e napoletanëve.

“La Republica” shkruan se futbollisti belg dhe klubi italian janë pajtuar që të vazhdojnë kontratë deri në vitin 2020.

Marrëveshja e re ka ardhur në kohën kur 30-vjeçari po kalon momentet më të mira në karrierë.

Përveç që është shënuesi më i mirë i Napolit këtë edicion me 25 gola në Serie A, belgu renditet në vendin e tretë në listën e shënuesve më të mirë në kampionatin italian.
Sigal