Merret në hetim nga drejtësia spanjolle futbollisti Diego Costa

495
Sigal

 

Sipas shtypit spanjoll, futbollisti Diego Costa është nën hetim për shkak të tatimeve, ku akuzohet për evazion fiskal.

Bëhet fjalë për kohën kur ai ishte pjesë e Chelseat në vitin 2014.

Në këtë kohë mendohet që mund të ketë ndodhur diçka e tillë.

Më parë nga autoritete spanjolle kanë qenë nën hetim dhe dy futbollistët e njohur Ronaldo dhe Messi, të cilët patën probleme me drejtësinë, ku akuzoheshin për evazion fiskal.

Lajmi u përhap me shpejtësi nga mediat spanjolle dhe më pas në të gjithë botën.

Problemi i sulmuesit lidhet me faktin se ai nuk ka deklaruar të drejtat e imazhit për kohën kur luante në Londër.

Shifra mendohet të jetë pak a shumë te 1.3 milion euro.