Merr udhë Kampionati i 76-të i Futbollit

478
Sigal

Skënderbeu e nis mbrojtjen e titullit nga Elbasani. Tirana pret Apoloninë; Kukësi udhëton në Shkodër

Federata Shqiptare e Futbollit zbardhi dje kalendarët për Kampionatin e 76-të Kombëtar, ato të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë. 10 skuadrat konkurruese në edicionin 2014-2015 do të përballen me njëra-tjetrën në katër faza, duke bërë që të jenë 36 javët për këtë kampionat. Shorti i hedhur dje në ambientet e federatës nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Shefi i Garave, Besnik Çela, përcaktoi fillimisht ndarjen në kalendar të dy skuadrave të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, sipas të cilit do të jenë bardheblutë që do të luajnë në debutim në shtëpi, ndërsa të kuqtë jashtë saj. Me pas janë përcaktuar edhe pozicionet e skuadrave të tjera. Kështu, në javën e parë, me kampionët që do të nisin mbrojtjen e titullit me Elbasanin, por më shumë mundësi jo në stadiumin e ri për shkak të punimeve që po zhvillohen për rikonstruksionin e tyre. Nënkampionët e Kukësit do të debutojnë në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, Laçi do të presë Partizanin, Flamurtari i fuqizuar do të ketë përballë në stadiumin e tij Teutën, ndërsa Tirana do të presë Apoloninë. Në javët e tjera, kalendari ofron sfidat Tirana-Flamurtari në javën e 2-të, Partizani-Skënderbeu në javën e 3-të, Kukësi-Partizani në javën e 4-t, apo Tirana-Partizani (27 shtator) dhe Teuta-Skënderbeu në javën e 6-të, Skënderbeu-Tirana dhe Partizani-Flamurtari në javën e 7-të, Flamurtari-Skënderbeu dhe Tirana-Kukësi në javën e 8-të, Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana në javën e 9-të. Ndërprerja e kampionatit do të bëhet më 20 dhjetor 2014 dhe do të rifillojë pas një muaji, më 20 janar 2015. Sipas formulës, nga Kategoria Superiore do të bien dy skuadra dhe po kaq do të ngjiten, të paktën në dy sezonet e ardhshme.

Java 1/ 23.08.2014

Tirana-Apolonia

Flamurtari-Teuta

Vllaznia-Kukësi

Elbasani-Skënderbeu

Laçi-Partizani

Java 2/ 30.08.2014

Apolonia-Partizani

Skënderbeu-Laçi

Kukësi-Elbasani

Teuta-Vllaznia

Tirana-Flamurtari

Java 3/ 10.09.2014

Flamurtari-Apolonia

Vllaznia-Tirana

Elbasani-Teuta

Laçi-Kukësi

Partizani-Skënderbeu

Java 4/ 14.09.2014

Apolonia-Skënderbeu

Kukësi-Partizani

Teuta-Laçi

Tirana-Elbasani

Flamurtari-Vllaznia

Java 5/ 20.09.2014

Vllaznia-Apolonia

Elbasani-Flamurtari

Laçi-Tirana

Partizani-Teuta

Skënderbeu-Kukësi

Java 6/ 27.09.2014

Apolonia-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Tirana-Partizani

Flamurtari-Laçi

Vllaznia-Elbasani

Java 7/ 04.10.2014

Elbasani-Apolonia

Laçi-Vllaznia

Partizani-Flamurtari

Skënderbeu-Tirana

Kukësi-Teuta

Java 8/ 18.10.2014

Apolonia-Teuta

Tirana-Kukësi

Flamurtari-Skënderbeu

Vllaznia-Partizani

Elbasani-Laçi

Java 9/ 25.10.2014

Laçi-Apolonia

Partizani-Elbasani

Skënderbeu-Vllaznia

Kukësi-Flamurtari

Teuta-Tirana

  Kukësi merr Lushtakun

 Skuadra e Kukësit vijon të përforcohet me element të rinj. Trajnerit Agim Canaj i është shtuar një tjetër futbollist për fazën sulmuese. Kushtrim Lushtaku i bashkohet kolonisë së kosovarëve në radhët e nënkampionëve të Shqipërisë. Sezonin e fundit Lushtaku ka qenë pjesë e Fortunës së Këlnit (Bundesliga 2). Ai më parë ka luajtur me Drenicën në Kosovë, ndërsa në për dy sezone (2011,2012) ka luajtur me Orebron në Suedi.

   Teuta kërkon Shabanin

 Te Teuta është në modë merkatoja kosovare dhe për drejtuesit e klubit prioritet është një mesfushor. Në shënjestrën e tyre ka përfunduar Xhevdet Shabani, mesfushori me tipare sulmuese i Drites së Gjilanit. Shabani është 27 vjeçar dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka Superliga e Kosovës ndaj dhe drejtuesit e Teutës kanë avancuar duke arritur thuajse akordin me lojtarin kosovar.

  Kategoria e Parë, Dinamo e nis në Gjirokastër

 Kategoria e Parë zbardhi kalendarin e edicionit 2014-2015. Këtë sezon 20 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe, A dhe B, me nga 10 ekipe. Për grupin A, në javën e parë Besa do të përballet me Tërbunin në Kavajë, ndërsa Kastrioti pret Mamurrasin. Për atë B, Dinamo do të udhëtojë në Gjirokastër për t’u përballur me Luftëtarin. Bylisi pret Lushnjën.

GRUPI A

Java 1/ 13.09.2014

Kastrioti-Mamurrasi

Besa-Tërbuni

Kamza-Veleçiku

Iliria-Ada

Besëlidhja-Burreli

GRUPI B

Java 1/ 13.09.2014

Luftëtari-Dinamo

Sopoti-Butrinti

Tomori-Shkumbini

Bylis-Lushnja

Pogradeci-Naftëtari

Shtatë herë Kampioni i Botës në Formula 1 merr frymë vetë, hap sytë dhe flet me Korinën

 Majkëll Shumaker del nga koma

 Majkëll Shumaker ka dalë nga gjendja e komës dhe pas 155 ditësh la spitalin e Grenoble për t’u transferuar në një klinikë të specializuar për rehabilitimin në Lozanë të Zvicrës! Lajmi u publikua nëpërmjet një komunikate shtypi nga zëdhënësja e familjes, Sabine Kehm. “Majkëlli la spitalin universitar të Grenoble për të vijuar fazën e gjatë të rehabilitimit. Nuk është më në koma. Familja e tij dëshiron të falënderojë publikisht mjekët, infermierët, fizioterapistët e Grenoble dhe të gjithë ata që ndihmuan Majkëllin menjëherë pas aksidentit. Në këto muaj është bërë një punë e shkëlqyer”. Shtatë herë Kampioni i Botës në Formula 1 merr frymë vetë dhe hap sytë e flet me bashkëshorten e tij, Korinën dhe fëmijët. Pasi falënderoi edhe ata që shprehën në këtë muaj solidaritetin e tyre me kampionin gjerman, familja e Shumaker dëshiroi të theksonte se rehabilitimi i ish-pilotit do të vijojë larg vëmendjes mediatike. Shumi ndodhej i shtruar në Grenoble që nga 29 dhjetori, kur pas një aksidenti me ski në Meribel u fut në koma klinike pas një traume në kokë që i shkaktoi dëmtime cerebrale. Gjithsesi, sipas mediave gjermane, rehabilitimi i tij i plotë mund të zgjasë disa vjet.

 “Pancerat” shkatërruan 4-0 Portugalinë. Tregolësh i Mylerit

 Merkel bekon triumfin gjerman

 Gjermania shkatërroi 4-0 Portugalinë e Krisitano Ronaldos. Heroi absolut i triumfit gjerman ishte mesfushori i Bajernit të Munihut, Tomas Myler, autor i një triplete të mrekullueshme, duke marrë njëherësh edhe kryesimin e goleadorëve. Portugalia luajti nga minuta e 37-të me dhjetë lojtarë pas ndëryrjeve brutale të Pepes në dëm të Mylerit. Joao Pereira shkaktoi një penallti në minutën e 11-të pas një kontakit me Goetcen, të shndërruar në gol nga Tomas Myler. Në minutën e 32-të, Mat Humels me një goditje të saktë me kokë çon në këmbë dhe Angela Merkel, që feston golin e dytë të kombëtares së saj. Myler shënoi sërish në 45’+1. Me rezultatin 3-0 në pushim Gjermania mund të bëjë gjithçka në pjesën e dytë madje dhe t’i lejoj vetes luksin për të humbur dy mundësi të mira me Myller e Goetze respektivisht në minutat 51 dhe 70. Në të 73’, Gjermania për herë të parë hedh në Botëror dhe një shqiptar Shkodran Mustafin, që duket se është i përkëdheluri i fatit, pasi u grumbullua në Botëror pas dëmtimit të Reus dhe debutoi pas dëmtimit të Humels. Festivali i golave për Gjermaninë megjithatë nuk ka përfunduar, pasi në të 78-të, Rui Patricios i fal dhe golin e tretë Thomas Mylerit, që prek kuotën e tetë realizimeve në Botëror. Mbyllet gjithçka me fitoren 4-0 të Gjermanisë!

 Debuton Shkodrani

 Mbrojtësi Shkodran Mustafi debutoi me Gjermaninë në Kampionatin Botëror, në fitoren e thellë 4-0 ndaj Portugalisë. Ai zëvendësoi Mat Humelsin në minutën e 73-të. Kosovari u bë shqiptari i gjashtë që ka luajtur në “Brazil 2014” pas Shaqirit, Behramit, Xhakës, Mehmedit (të katër me Zvicrën) dhe Kones (me Greqinë).