Merr fund enigma për të ardhmen e De Vrij, ja kush klub ka depozituar kontratën në federatë

168
Nuk do të ketë surpriza për të ardhmen e mbrojtësit të Lazio-s Stefan de Vrij. Holandezi nga sezoni i ardhshëm do të jetë një lojtar i Interit pasi këtë e vërteton kontrata që zikaltërit kanë depozituar në Federatën Italiane të Futbollit.
Pas shumë zërash dhe me objektivin “Champions League” për t’u kapur ende, ka ardhur sot ky lajm që është tepër i rëndësishëm për zikaltërit sa i përket edhe objektivave të sezonit të ardhshëm.
Këtë gjë e ka treguar sot “La Gazzetta dello Sport”, e cila shkruan për Inter-De Vrij ekskluzivisht.
“Është zyrtare, nga korriku Stefan De Vrij do të veshë fanellën e Interit. Është depozituar tashmë kontrata në federatë dhe është një kontratë pesë vjeçare me 4,2 milionë euro plus bonuse në sezon.”
Ne këtë pikë pritet edhe konfirmimi i klubit zikaltër që duhet të bëjë edhe komunikatën zyrtare për këtë.
Por vështire se kjo komunikatë do të vijë para datës 20 maj, duke parë që fati i ka vënë Interit përballë pikërisht Lazion në ndeshjen e fundit në kampionat.
Por ajo që ka rëndësi është fakti që Interi ka bërë të sajin një nga lojtarët më të fortë të “Serie A”, një mbrojtës qendre me vlera të padiskutueshme.
Kujtojmë që De Vrij i përfundon kontrata me Lazio-n në fund të sezonit.