Merkato në Europë, projektohet shkëmbimi Cavani – Benzema

543
Karim Benzema tek PSG dhe Edinson Cavani tek Reali i Madridit. Ky shkëmbim po projektohet në aksin Paris-Madrid. Mediat ndërkombëtare kanë nisur të spekulojnë duke u bazuar tek fakti që presidenti Florentino Perez nuk e sheh më si një pedinë kryesore sulmuesin francez, pavarësisht se tekniku i kampionëve të Euopës Zinedine Zidane duket se ka besim të plotë tek bashkëatdhetari i tij.

Raportohet se presidenti i “los blancos” ka zhvilluar një takim me homologun e tij tek PSG Naser Al Khelaiffi dhe nuk ka qënë një takim kortezie, por në epiqëndër ka qënë merkato dhe konkretisht një shkëmbim i mundshëm mes Benzemas dhe Edinson Cavanit.

Uruguajani është një dashuri e vjetër e Perezit i cili e kërkonte që në kohën kur 30 vjeçari luante me Napolin. Cavani me largimin e Ibrahmovic nga kampionët e Francës ka rigjetur formën e tij optimale duke qënë pika kryesore e sulmit të skuadrës së drejtuar nga Unay Emery. Për këtë arsye presidenti i Realit është gati të sakrifikojë Benzeman për të afruar Cavanin në skuadër.

Për momentin nuk ka një lëvizje zyrtare nga asnjë palë. Megjithatë nuk përjashtohet aspak që gjatë merkatos së verës drejtuesit e realit dhe ata të PSG ti japin udhë bisedimeve me qëllim arritjen e një akordi përfundimtar. Natyrisht sulmi i Realit të Madridit si me Benzeman po ashtu edhe me Cavanin, do të mbetej mjaft i frikshëm.
Sigal