Merkato europiane, Rooney rikthehet tek Everton, Pepe prezantohet tek Besiktas

630
Atletico Madrid ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Vitolo, i cili sezonin e kaluar luajti për Sevillan. Bllokimi i merkatos nga FIFA nuk i ka penguar aspak “rojiblancot”, të transferojnë futbollistë. Lajmi është konfirmuar dhe nga presidenti i Las Palmasit, Miguel Angel Ramirez sepse në gjysmën e parë të sezonit të ri, 27-vjecari do të luaje në formë huazimi te skuadra e vendlindjes së tij për të kaluar në Madrid në momentin kur merkato e “Los Colchoneros” të zhbllokohet në fillim të vitit të ardhshëm. Ateltico ka shpenzuar 35 milion euro për të drejtat e spanjollit, ndërkohë që më parë klubi kryeqytetas ka mbyllur edhe marrëveshjen për rikthimin e Diego Costës.

Pepe ka ndërprerë përfundimisht marrëdhënien me Real Madrid dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën tek klubi turk i Besiktas. Mborjtësi portugez ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare nga e cila do të përfitojë 3.25 milion euro në sezon. 34 vjecari nuk pranoi të rinovonte me Realin e Madridit, teksa nuk gjeti akordin me PSG megjithëse kreu testet mjekësore me klubin francez. Pepe në karrierën e tij është aktivizuar me Maritimo dhe Porto në ligën portugeze, ndërsa tek Reali i Madridit qendroi 10 vite duke zhvilluar 230 ndeshje dhe shënuar 13 gola.

Tashmë është thuajse gjithçka e mbyllur. Ritkhimi i madh i Wayne Rooney tek Evertoni është vetëm një hap larg. Klubi nga Liverpooli nuk do të shpenzoj për të afruar futbollistin e rritur pikërisht në fidanishtet e “The Toffes”, megjithatë i ka premtuar vetë lojtarit një pagë prej 250 mijë eurosh në javë, praktikisht të njëjtën shumë që anglezi përfitonte tek Manchester United. Dy klubet kanë gjetur akordin edhe falë ndërmjetësimit të Rooney që dëshiron të rikthehet në shtëpi pas 17 vitesh. 31 vjeçari aktualisht ka rekordin e golave të shënuar me Man United, plot 253, por ky rekord nuk ka më gjasa të shtohet pasi nga sezoni tjetër Rooney do të riveshë ngjyrën blu.
Sigal