Merkato e portës- Juventusi shënjestron De Gean, Hart drejt Arsenalit

65
Juventusi është vendosur në kërkim të pasuesit të Gianluigi Buffonit në kuadratin e portës. Gardiani legjendar i bardhezinjve dhe kombëtares së Italisë me të gjitha gjasat do ti thotë lamtumirë futbollit në fund të sezonit tjetër dhe drejtuesit torinez nuk kërkojnë të mbeten të pambuluar në këtë rol të rëndësishëm.
Sigurisht në majën e listës së dëshirave mbetet 17 vjeçari i Milanit Gianluigi Donnaruma, i cili shihet si pasuesi i Buffon edhe në përfaqësuesen e Italisë, megjithatë nuk është vetëm Donnaruma në listë. Duke iu referuar mediave në gadishullin apenin, mbi sipërfaqe ka dalë edhe emri i David De Geas. Portieri spanjoll është edhe nënshënjestrën e Realit të Madridit, hipotezë kjo e fundit më e mundshme, gjithsesi pistat që mund ta dërgojnë gardainin aktual të Manchester United tek Juventusi nuk janë të papërshkrueshme.
Nëse De Gea me shumë gjasa do të braktisë Premier Leaguen, dikush tjetër mund të rikthehet. Fjala është për Joe Hart. Sipas britanikes “Daily Mail”, Arsenali është i gatshëm ti hapë dyert gardianit të kombëtares së Anglisë dhe po mendon të nisë bisedimet me Manchester City-n, që është edhe klubi pronar i kartonit të Hart. Përflitet se londienzët janë gati të paguajnë 18 milion euro për të drejtat e portierit anglez. 29 vjeçari është huazuar këtë sezon nga “Sky Blues” tek Torino, për shkak se nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola i cili preferoi ta afronte nga Barcelona Claudio Bravon, një bast deri më tani jo i suksesshëm, pasi kileni ka përfunduar në stol, ndërsa portieri i kombëtares së “tre luanëve” po shndërrohet në një nga pikat më të forta tek ekipi Italian.