Merkato e Partizanit, Xhevair Sukaj zgjedh të kuqtë

459
TIRANE – Partizani ka bërë një super-goditje në merkaton. Xhevahir Sukaj është përforcimi i radhës i 15-të herë kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ri. Duket se dështimi në Europa League, ku të kuqtë u eliminuan nga norvegjezët e Stromgodset, nuk e ka demoralizuar aspak presidentin Gazmend Demi, i cili ka vendosur që të fuqizojë ekipin për sezonin e ri. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i kuq, kur në faqen zyrtare të klubit në internet është hedhur foto e presidentit Demi, duke shtrënguar duart me Sukajn pas firmosjes së kontratës.
Në fakt kishte ditë që ishte përfolur një kalim i mundshëm i sulmuesit shkodran tek Partizani, por vetëm dje në mesditë është arritur edhe marrëveshja përfundimtare. Tashmë është zyrtare Xhevahir Sukaj është lojtari më I ri i “Demave të kuq”. Sukaj kërkohej nga shumë skuadra, që pas largimit nga Irani, ku fitoi titullin kampion në sezonin e fundit me Sepahanin. Një nga skuadrat që u interesuar më shumë për Sukajn ka qenë Tirana, por në fund shkodrani zgjodhi Partizanin për të vazhduar karrierën e tij.
Në Iran, Sukaj luajti në total për 3 sezone duke arritur të fitojë 2 herë trofeun e kampionit dhe duke qenë njëri prej lojtarëve më të dashur nga tifozët iranianë. Sukaj shikohet si një lëvizje e rëndësishme në sulm për kryeqytetasit, që gjejnë tashmë një sulmues të mirefillte qe ofron garanci përpara portes. 27-vjecari do te prezantohet përpara mediave sot në orën 12:00 në ambientet e klubit.
Pergatitesi atletik i Napolit bashkohet me te kuqte
Cristiano Giannotti do të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit në detyrën e përgatitësit atletik . 35 vjeçari nga Italia, i cili gëzon kualifikime bashkëkohore si specialist i përgatitjes fizike dhe rekuperimit të futbollistëve (fitness/recuperation coach)do të pasurojë tashmë stafi n e klubit të kuq. Përgjatë 5 viteve të fundit Giannotti ka kontribuar me eksperiencën e tij në një prej klubeve më të njohura të Serise A Napolin, duke qenë në krah të trainerëve Mazzarri e Benitez. Giannotti do t’i bashkohet skuadrës në 23 korrik, datë në të cilën do të nisë edhe aventurën e tij të re në radhët e Partizanit.
Krasniqi ende në skuadër
Edhe pse Vllaznia e ka kërkuar me këmbëngulje, madje ishte përfolur se largimi i tij ishte i sigurt, Gëzim Krasniqi mbetet një lojtar i Partizanit. Nga ana e klubit shkodran kjo lëvizje ishtë bërë fakt i sigurt, por drejtuesit e Partizanit me t’u njoftuar për diçka të tillë kanë reaguar duke lajmëruar Vllazninë se Krasniqi është nën kontratë me të kuqtë dhe se nuk e lëshojnë mbrojtësin. 
Sigal