Merkato e nxehtë në shtëpinë e Juventusit, “lumë” ofertash për mesfushorin italian

705
Për shërbimet e Stefano Sturaro janë të interesuar plot 15 skuadra. 
Është kjo përgjigjja që ka dhënë agjenti i mesfushorit, Carlo Volpi në një intervistë për gazetën “Cittaceleste”. 
“Së fundmi, kam marrë oferta nga 15 skuadra italiane. Ai është një lojtar që pëlqehet shumë. Duhet të pyesim Juventusin, të cilët nuk kanë marrë ende vendimin për lojtarin. Sikurse Lazio, ata po luftojnë për synime të rëndësishme dhe merkatoja është aktualisht joaktive. Por sot, mund t’ju them se nuk kam folur akoma me Taren. Çdo bisedë është shtyrë deri në fund të sezonit.”-tha Volpi. 
25 vjeçari është pjesë e bardhezinjëve që nga viti 2014, por asnjëherë nuk është ngjitur në nivelin e pritshëm duke mos qënë një zgjedhja e parë në formacion.
Sigal