Mërgim Mavraj e nis si duhet aventurën greke, shënon gol në takimin e parë

545
Sigal

Pas një sezoni për t’u harruar në kampionatin gjerman me skuadrën e Hamburgut, Mërgim Mavraj u transferua në kampionatin grek, aty ku firmosi me ekipin e Arisit, pjesën e së cilit është edhe mesfushori tjetër shqiptar, Migjen Basha.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, Mavraj ishte lënë në tribunë duke qenë se sapo ishte transferuar në Greqi, ndërsa është aktivizuar në një ndeshje miqësore që Aris ka zhvilluar ndaj PAO Koufalias, takim të cilin Aris e fitoi me rezultatin e thellë 6-1. Një nga golat e kësaj fitoreje, u shënua pikërisht nga mbrojtësi shqiptar, Mavraj.

Trajneri i Aris kishte menduar që në këtë takim, të aktivizonte shumë lojtarë të afruar në verë dhe ata që nuk kanë pasur minuta, ndërkohë që 11 titullarët e takimit të fundit, u lanë pushim për këtë miqësore.