Merakto e zikaltërve, Spalletti i lumtur: Kemi marrë një lojtar të denjë për Interin

28
Inter do të luajë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Romës që mund të vendosë shumë në fund të sezonit sa i takon zonës “Champions”. Në konferencën për shtyp trajneri i zikaltërve, Luciano Spallletti, përpos ndeshjes ka folur edhe për merkaton, ku shihet qartësisht se është i lumtur për transferimin e mbrojtësit Lisandro Lopez dhe po ashtu beson se Rafinha do ta ndihmojë shumë për të arritur objektivat.
“Ndeshje vendimtare? Është akoma herët. Mjafton të shikosh atë që ka ndodhur në fazën e parë. As 10 pikë diferencë nuk mjaftojnë. Merkato? Jam gjithmonë i kënaqur me punën e klubit. Jemi në një mendje. Është e qartë pastaj se në rastin e Rafinha-s është detyra jonë ta ndihmojmë dhe t’i krijojmë kushtet e duhura që ai të mund të na ndihmojë. Lisandro Lopez? Jam i kënaqur për të, është një lojtarë i denjë për Inter. Cancelo do të qëndrojë, kjo është dëshira e tij”, ka thënë Spalletti.
Në lidhje me sezonin: “Duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrën e duhur. Gjatë këtyre javëve kemi punuar shumë dhe ndeshja do të na tregojë nëse kemi bërë gjërat e duhura, Joao Mario? Ka lojtarë që zgjidhin ndeshje në çdo moment. Joao ka bërë disa paraqitje të mira. Ndoshta është paraqitur më mirë pasi është aktivizuar nga stoli, por ka dhënë kontributin e tij”, ka përfunduar Spalletti.