Memushaj transferohet te ekipi i ‘Seria B’, ja sa ka kushtuar shqiptari i Benevento-s

647
Shuhet përfundimisht ëndrra e tifozëve vlonjat për të patur Ledian Memushajn në skuadër. Mediat italiane raportojnë se futbollisti shqiptar i Benevento-s ka kompletuar transferimin te skuadra e Barit. Mesfushori do të zyrtarizohet shumë shpejt pasi ekipi i ri kërkon ta ketë futbollistin në dispozicion që në ndeshjen e radhës kundër Bologna-s.
31-vjeçari te ekipi i Barit në “Seria B” do të gjejë futbollistin tjetër të kombëtares shqiptare, Migjen Bashën, ndërsa për kartonin mësohet të jenë paguar 500 mijë euro. Kontrata e re që ka shkruar Memushaj do të vlejë dëri më qershorin e 2022.
Sigal