Mema: Do isha i lumtur të luaja keq dhe të fitoja, por një trajner nuk punon dot keq!

435
Sigal

Java e 18-të. Sot Kamza-Skënderbeu, Tirana-Flamurtari

Java e 18-të e hap siparin sot me takimet Kamza-Skënderbeu në mesditë ora 13.30 dhe në orën 16.30, Tirana- Flamurtari. Dy sfida që kanë brenda vetëm luftën për fitore. Përballë Skënderbeut, sot Kamza futet vetëm për tre pikë, ajo do kërkojë të shfrytëzojë krahas fushës edhe situatën aspak të mirë që ka ekipi korçar këto kohët e fundit, nga ana tjetër çdo rezultat veç fitores do ta çonte Kazmën drejt një rrëshqitje që vështirë se do ndalohet. Skënderbeu me mantelin e kamionit ndoshta do të dijë ti menaxhojë aftësitë e saj kualitative. Vërtetë kriza në ekipin korçar është e padukshme, por ajo që nuk mund të fshihet është loja e lojtarëve të saj, që sikurse tha presidenti Takaj se futbollistët e saj, nuk bredhin por lëvizin. Dhe për të bredhur duhet “karburant” (para)që sipas informacioneve ky i ka munguar futbollistëve korçarë, madje ka muaj që korçarët “lëvizin” pa u furnizuar. Në konferencën e zakonshme para ndeshjes tekniku i Kamzës, Ernest Gjoka do të shprehej: “E kemi vlerësuar maksimalisht Skënderbeun. Duke bërë këtë, vlerësojmë edhe veten tonë. Lufta jonë është shumë e madhe me skuadrat rivale, në fundin e renditjes. Fitorja e Luftëtarit në Korçë e ashpërson më shumë garën për mbijetesë. Kuptohet, çdo skuadër bën luftën e vet, por ne i presim korçarët në fushën tonë dhe duhet të marrim maksimumin. Jam munduar të ndryshoj mentalitetin e skuadrës dhe të lojtarëve. Na duhej të krijonim besim te vetja dhe të ecnim përpara. Kishim disa probleme të vogla, siç kanë qenë dëmtimet. Nuk është e lehtë të mos kesh disa lojtarë, por po mundohemi t’i rikuperojmë. Sërish kemi dy mungesa, Frashërin dhe Mehmetin me karton. Nga ana tjetër heshtja në kampin korçar është në funksion të qetësisë që atyre kaq shumë ju ka munguar këto javë dështimesh.

Tirana- Flamurtari është një nga ato takimet që do verë përballë “nxënësin” (Mema) përballë Dajës. Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur para ndeshjes kundër Flamurtarit, ku përballë do të ketë ‘të kaluarën’ e tij. Në konferencën para ndeshjes trajneri bardh e blu do të shprehej : “Ne duhet të jemi të përqendruar. E kam thënë edhe përpara, më frikë kam pjesën time se sa kundërshtarët. Në Shqipëri po të luash me pak kujdes, nuk ka kundërshtarë të fortë dhe të dobët. Kam tetë ndeshje këtu, a mund të më thotë dikush se ndryshojnë gjërat për tetë javë apo nëntë javë në futboll…!? Çdo gjë do kohën e vet, sigurisht që do të ndryshojnë gjërat. Por përpos të tjerave Tiranën e ka ndjekur edhe fati i keq. Kemi diskutuar gjithë kohën dhe mendoj se futbollistët duhet të kuptojnë përgjegjësitë që kanë dhe çfarë duhet të japin në fushën e lojës. Gabimet kanë sjellë fatalitet tek ekipi i Tiranës. Këtë pjesë unë po e vuaj shumë. Nuk po vuaj faktin që një kundërshtar është më i fortë se ne, apo që ne s’e kemi përgatitur ndeshjen. Por po vuajmë frikën që na vjen nga pas prej gabimeve. Skuadra ka nevojë për afrime në të tre repartet e lojës. Por për momentin nuk mund të them dot më tepër se kaq”- do të përfundonte pinjolli i bardh e bluve, Mema.