Mediat spanjolle: Pendohet Neymar, kërkon rikthimin tek Barcelona

31
Paris Saint-Germain nuk ka as kohë të mbajë zi për eliminimin nga 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampioneve, sepse dosja Neymar rikthehet në skenë. I ardhur verën e kaluar, braziliani mund të largohet pas këtij sezoni nga kryeqyteti francez. I dëmtuar në kavilje afërsisht dy javë më parë kundër Marseille-s, ish-ylli i Barcelona-s u operua në një spital në Brazil ku dhe po riaftësohet.
Si zakonisht, shtypi spanjoll avancon me siguri dëshirën për t’u larguar të ndërkombëtarit brazilian, ndërkohë që të premten ka folur për një rast të veçantë. “Mundo Deportivo” thekson se Neymar dëshiron të rikthehet në Barcelonë, ndërsa “AS” sugjeron pistën Real Madrid për merkaton e verës. E përditshmja madrilene ka nënvizuar çmimin që mund t’u kushtojë Neymar-i drejtuesve të Merengues: rreth 400 milionë euro, që janë afërsisht dyfishi i shifrës që PSG i pagoi Barcelona-s, 220 milionë euro verën e kaluar, shkruan telesport.
Natyrisht, klubi francez nuk ka aspak ndërmend të ndahet nga ylli verdhejeshil. Edhe shokët e tij të skuadrës nuk dëshirojnë të largohet një lojtar shumë shpesh vendimtar këtë sezon. Marquinhos në ambientet e “Parc des Princes” të martën e kaluar tha: “I kam kërkuar të qëndrojë, është momenti ku kërkohet kohë në mënyrë që gjërat të maturohen dhe ne të piqemi si skuadër”.