Mediat serbe komentojnë ndeshjen Kosovë – Kroaci

716
Sigal

Gazeta Telegraf/Mediat serbe kanë
raportuar lidhur me atmosferën përpara ndeshjes Kosovë – Kroaci, e cila luhet
në Shkodër. Ata kanë komentuar përgjithësisht me një negativitet atmosferën dhe
ndeshjen. Madje, ka raste kur nuk mungojnë edhe ofendimet ndaj kroatëve dhe
shqiptarëve.

“Telegrafi.rs” ka shkruar rreth thirrjeve të tifozëve të Kosovës dhe të
Kroacisë, të cilët shanë Serbinë. “Kroatët dhe shqiptarët, përpara sfidës janë
dëgjuar duke brohoritur në korr, fjalë raciste për Serbinë. Ata thirrën ‘T’i
vrasim serbët’”, shkruan kjo medie.

Ndërkaq, edhe “Blic” ka shkruar rreth ndeshjes që zhvillohet në qytetin verior
të Shqipërisë. Kjo medie i quan kroatët dhe shqiptarët si “huliganë”.
“Atmosfera ishte edhe e çuditshme, për shkak se shqiptarët dhe kroatët kanë
thirrur kundër serbëve”, shkruan media në fjalë e Beogradit. Sipas “Blic”,
afria e madhe e qeverisë së Kosovës me atë të Kroacisë, ndihet edhe në sport.

Edhe “Novosti” serb shkruan se tifozëria e Kosovës dhe ajo kroate janë bashkuar
përpara ndeshjes, duke kënduar kundër serbëve. Kjo medie shkruan se me siguri
që “shqiptarët dhe kroatët kanë komplekse ndaj serbëve”.