Mediat italiane: FSHF piketon Inzaghin si trajnerin e ri të Kombëtares, por Venecia e mban fort…

518
FSHF është e gatshme t’i besojë stolin e Kombëtares një trajneri të ri italian. Pas refuzimit të Paolo Tramezzani, i cili preferoi të qëndrojnë në Zvicër për të marrë drejtimin e Sionit, Kombëtarja shqiptare është në “gjueti” të një trajneri për të gjetur zëvendësuesin e Gianni De Biasit.

Siç është raportuar nga “Sky Sport” në fletoren e presidentit Duka me emrat e trajnerëve është edhe emri i Filippo Inzaghi. Në sezonin që sapo përfundoi, ai arriti të ngjiste Venecian në Serinë B. Pippo Inzaghi, pas një sezoni të shkëlqyer si trajner i Venecias, është i kërkuar nga shumë klube. Sipas “Sky Sport”, Federata shqiptare e futbollit mendon se Pippo Inzaghi mund të jetë zëvendësuesi i duhur i De Biasit. Tani Inzaghi është duke reflektuar për të marrë një vendim, nëse do të largohet nga Seria B dhe Venecia për të filluar një aventurë të re me Shqipërinë, shkruajnë mediat italiane.
Sigal