Mediat angleze lëshohen ‘pa frena’: Luis Enrique merr Messin tek Arsenali

609
Njoftimi i Arsene Wenger se në fund të sezonit do të mbyllë aventurën e tij 22-vjeçare me Arsenal ka bërë që në mediat angleze të shpërthejnë një sërë versionesh për zëvendësuesin e tij.
“Daily Mail” shkruan se spanjolli Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e londinezëve pasi këta të fundit kanë nisur bisedimet me të.
Enrique që nga vera e kaluar ka qëndruar pushim dhe pas 1 viti është gati të marrë drejtimin e ‘topçinjve’.
Por nëse kjo e përditshme shkon deri këtu, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për “Express”. Kjo e fundit përveçse e sheh Enrique-n në stolin e Arsenal shton se së bashku me të mund të vijë edhe Lionel Messi.
Trajneri spanjoll ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune me superstarin argjentinas, që nga koha e tyre së bashku në Barcelonë dhe shpreson se kjo do ta ndihmojë t’i vendosë “topçinjtë” në krye. Kuptohet, nëse Messi vendos të largohet nga “Camp Nou”.
Në nëntor, Messi nënshkroi një kontratë të re, duke zgjatur atë deri më 2021, me një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro. Luis Enrique e do Premier League, gjithmonë ka dashur të luajë në Angli dhe atje sheh gjëra, që nuk i ka parë në Spanjë, sidomos marrëdhëniet me tifozët dhe se si tifozët lidhen me lojën.
Sigal