Mediat angleze e inkurajojnë: Sir Farah, je Njëshi

448
Tashmë në garat e thellësisë, ai është bërë lider, edhe pse 34 vjeç, Mo Farah nuk mendon se do të ndalet këtu. Në prag të garave të Kampionatit Botëror të Atletikës që do të zhvillohen në Londër, aty ku ai është rezident dhe garon për vendin organizator, por që sipas tij, kjo do të jetë hera e fundit që ai garon në pistë. Ai do të marrë pjesë në tre gara: në datën 4 gusht, në ora 21:00 në garën e 10.000 m për meshkuj, në datën 9 gusht në ora 20:05 do të garojë në raundin e radhës në 5.000 m, ndërsa në datën 12 gusht, ora 20:20 në baterinë finale të kësaj gare. Për të gjitha këto gara, në mediet britanike, kryesisht të kësaj jave, ai është inkurajuar si: “Sir Farah, je Njëshi”.
Sigal