Media franceze: Numra “të çmendura” audience gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë

483
Sigal

Audienca televizive ka qënë një tjetër e dhënë mjaft interesante për sfidën e zhvilluar në stadiumin kombëtar mes Shqipërisë dhe Francës.

Plot, 6.2 milionë shikues mësohet se kanë qënë pozicionuar para televizorit francez “TF1” gjatë 90 minutave të sfidës.

Diçka të tillë e ka konfirmuar televizioni francez, që zbulon se kjo shifër përfaqëson rreth 25.5% të audiencës.  Të enjten e kaluar, ndeshja Franca-Moldavia mbajti të “grozhduar” rreth 5.86 milionë shikues.

Pavarësisht se Shqipëria mori një humbje disi komode, 2-0 ndaj Kampionëve të Botës, futbolli ynë ishte “në syrin” e të gjithë globit.